Shkelësit e tenderëve, Ahmetaj: Të ndëshkohen

Kuvendi kërkon marrjen e masave për institucionet publike që shkelin ligjet e prokurimit publik. Gjatë raportimit të veprimtarisë vjetore të Komisionit të Prokurimit Publik, kreu i këtij institucioni deklaroi se janë shqyrtuar 1158 ankesa, nga të cilat për mbi 38% janë gjetur në shkelje autoritetet kontraktore.

“Nëse në 450 çështje, përfshihen minimalisht 5 veta, janë gati 2250 punonjës, ose një herë, ose disa herë, të përfshirë. Dhe në 2300 punonjës që kanë shkelur ligjin, KPP ka rekomanduar vetëm 4”, tha Arben Ahmetaj, kryetar i Komisionit të Ekonomisë.

Mbi gjysma e ankesave i takojnë procedurave të prokurimit për shërbimin e sigurisë fizike. Pjesa tjetër i takon tenderëve për mallra dhe shërbime. Ndërsa gjatë vitit 2018 kanë ardhur vetëm 2 ankesa për koncesionet, 5 për ankandet dhe 3 për lejet minerare.

Shkarkoni aplikacionin e A2