Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Takimi Lavrov-Pompeo: Është koha për të punuar së bashku

Nga A2 CNN
14 Maj 2019, 23:35 | Bota

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara konfirmojnë përkushtimin e tyre për të punuar në përmirësimin e marrëdhënieve të tensionuara.

Ky ishte mesazhi kryesor që doli nga takimi i sekretarit të shtetit, Mike Pompeo me ministrin e Jashtëm, Sergei Lavrov, që u zhvillua në një resort në Soçi.

 “Ne e kuptojmë që ka pasur dyshime dhe keqkuptime të akumuluara në të dy anët. Por as ju dhe as ne nuk po fitojmë nga kjo. Përkundrazi, zemërimi po rrit rreziqet e sigurisë për ju dhe ne si dhe po alarmon të gjithë komunitetin ndërkombëtar”, deklaroi Lavrov.

Pamje nga mbledhja

 “Jam këtu për shkak të përkushtimit të presidentit Trump për përmirësimin e marrëdhënieve. Ne kemi diferencat tona dhe çdo shtet do të mbrojë interesin e vet. Por kjo nuk do të thotë se ne jemi kundërshtarë në çdo çështje”, iu përgjigj sekretari i Shtetit të SHBA, Mike Pompeo.

 Më tej kryediplomati amerikan i tha homologut rus se dy vendet mund të mos bien dakord për shumë tema, por gjithmonë ka hapësirë për bashkëpunim, veçanërisht në fushën e anti-terrorizmit dhe në pakësimin e armëve bërthamore.

 Ndërsa Lavrov iu përgjigj duke theksuar se ka ardhur koha që Moska dhe Uashingtoni të nisin një mënyrë të re konstruktive të të punuarit së bashku.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani