“Tërmet” te Luftëtari, klubi pezullon Ahmatajn dhe jo vetëm

Ende pa siguruar mbijetesën klubi i Luftëtarit ka pezulluar papritur trajnerin Julian Ahmataj.

Shkak është bërë humbja e thellë dhe paraqitja e dobët e skuadrës në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë përballë Tiranës.

Ahmataj së bashku me zëvendës trajnerin Neritan Novi janë pezulluar për një afat kohor prej 2 javësh, ndërkohë që ekipi do të drejtohet për këtë periudhë nga trajneri i portierëve Johan Mihajlovic.

Ndëshkimeve nuk i kanë shpëtuar as dy lojtarë kyç të skuadrës si Aleksi dhe Xhekson, kjo si pasojë e performancës së tyre të dobët.

Klubi gjirokastrit e quan të kryer misionin e mbijetesës ndaj ka marrë përsipër edhe këtë risk në fazën më delikate të sezonit.

Shkarkoni aplikacionin e A2