7 kg kokainë mes 20 tonë patatesh, arrestohen 2 shqiptarë

Dy shqiptarë u arrestuan në portin e Barit, pasi policia u gjeti në automjet 7 kg kokainë dhe 150 mijë euro të fshehura.

Shqiptarët e kishin fshehur drogën në fundin e dyfishtë të kabinës së kamionit frigorifer, të mbushur me 20 ton patate të ngrira, të blera në Holandë.

Pasi t’i ngarkonin në anije në Bari, dy shoferët shqiptarë të moshave 30 dhe 45 vjeç do të mbërrinin në Shqipëri. Pas kontrollit, u sekuestruan 6 kg e 775 gramë kokainë dhe 151 mijë e 640 euro.

Shkarkoni aplikacionin e A2