Anarkistët grekë vandalizojnë rezidencën e ambasadorit të SHBA – A2

Anarkistët grekë vandalizojnë rezidencën e ambasadorit të SHBA

Rezidenca e ambasadorit amerikan në Athinë, u sulmua me bojë dhe tymuese nga një grup prej 10 anarkistësh në motoçikleta.

Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00 të mëngjesit dhe sipas mediave greke, ka si autorë anarkistë lokalë të së majtës ekstreme, që ndërmarrin shpesh akte dhune kundër misioneve diplomatike në Greqi.

Ditët e fundit, ata kanë protestuar në mbështetje të ekstremistit Dhimitris Kufondindas, duke kërkuar që ai të dalë me leje nga burgu ku po kryen dënimin për një sërë aktesh terroriste.

Ambasadori Xhefri Piat tha se bëhej fjalë për një sulm vandalësh që duhet dënuar sipas ligjit. Policia ka ndaluar e po merr në pyetje 9 persona lidhur me sulmin.

Shkarkoni aplikacionin e A2