Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Brexit sërish në Parlament, por gjasat janë që të dështojë

Nga A2 CNN
15 Maj 2019, 15:03 | Aktualitet
Brexit sërish në Parlament, por gjasat janë që të

Partia Brexit, e sapokrijuar nga Nigel Farage, rezulton në sondazhe me 34% të preferencave, ndërsa Mbretëria e Bashkuar vijon të mos gjejë një marrëveshje për largimin nga Bashkimi Europian. Kryeministrja Theresa May, pas disfatave të muajve të fundit dhe mungesës së një mazhorance parlamentare, njofton se do të prezantojë një plan të ri në Dhomën e Komunëve duke nisur nga data 3 qershor.

Objektivi i qeverisë së Londrës është I qartë: përfundimi I rrugëtimit Brexit deri në fillim të korrikut dhe përpara pushimeve verore. Dukshëm edhe kjo përpjekje do të dështojë, pasi negociatat me Konservatorëve dhe Laburistëve nuk kanë prodhuar ndonjë marrëveshje për ujdinë e Mej. Opozita ka bërë të ditur se pa një dakordësim dypartiak nuk do të mbështesin planin e kryeministres për Brexit.

“Nëse marrëveshja e May do të mposhtet sërish, Mbretëria e Bashkuar do të largohet pa ujdi ose do të revokohet artikulli 50 që nënkupton qëndrim në BE, pasi Brukseli nuk do të garantojë shtyrje tjetër për Brexit pas 31 tetorit”

Zyra për shtyp e Kryeministres Theresa May

Pavarësisht përpjekjeve të shumta për ta shmangur një gjë të tillë, Britania e Madhe do të marrë pjesë në zgjedhjet europiane të 26 majit, njësoj si 27 vendet e tjera të BE-së. Zhvillimi I tyre në Mbretërinë e Bashkuar është një tjetër disfatë e rëndë për qeverinë e Londrës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë