Eurovision, përzgjidhen 10 finalistët e parë

17-ta u bë 10-të në gjysmëfinalen e parë të Festivalit Europian të Këngës, ndërsa pretendentët u përballën për tw fituar një vend në fazën e fundit, e më të ethshme të kompeticionit.

Greqia, Qipro, Sllovenia, Serbia, Çekia, Bjellorusia, Australia, Islanda, Estonia dhe San Marino u kualifikuan për në finalen e 18 majit, por për Malin e Zi, Finlandën, Poloninë, Hungarinë, Belgjikën, Gjeorgjinë dhe Portugalinë, gara u mbyll.

E vlerësuar performanca e përfaqësueses greke, Katerine Duska e cila shkundi skenën e Tel Avivit me këngën “Like It”, e shoqëruar nga një grup kërcimtarësh me shpatë. Sipas basteve ajo ishte pretendentja më me shumë gjasë për t’u kualifikuar.

Por rezultatet kënaqën edhe fansat më të largët, që do te rishikojnë në skenë përfaqësuesit e Islandës dhe Australisë. Kualifikimi I San Marinos me “Say Na NaNa” ishte surpriza e mbrëmjes dhe një triumf për këngëtarin Serhat, I cili ka përfaqësuar vendin edhe në 2016-tën por nuk arriti dot të kalonte në finale.

Gjysmëfinalja e dytë mbahet të enjten në 16 maj, ku do të këndojë edhe përfaqësuesja e Shqipërisë Jonida Maliqi. Në finalen e 18 majit shkojnë automatikisht Gjermani, Franca, Spanja, Italia, Britania e Madhe dhe shteti organizator, Izraeli.