Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Finalja e Kupës së Italisë, festa kuqezi e garantuar

Nga A2 CNN
15 Maj 2019, 11:44 | Futboll
Finalja e Kupës së Italisë, festa kuqezi e garantuar

Mbrëmjen e sotme luhet finalja e Kupës së Italisë, atje ku një futbollist kuqezi do të arrij të shpallet kampion.

Atalanta e portierit Berisha dhe mbrojtësit Gjimshiti përballet me Lazion e gardianit Thomas Strakosha, më këtë të fundit që ka në favor faktorin fushë pasi trofeu do të ngrihet në “Olimpico” të Romës.

Por forma dhe ecuria gjatë këtij sezoni bën që skuadrat të kenë shanse të barabarta për triumfuar.

Atalanta eliminoi një emër të madh si Juventus për të mbërritur në finale. Sidoqoftë fati i kësaj finaleje, festa është e sigurt për disa prej futbollistëve të përfaqësueses tonë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli