Gjenocidi serb në Kosovë, Veseli: Kemi kapacitet t’i arrestojmë kriminelët serbë

“Shteti serb duhet të paguajë për këto krime. Kriminelët nuk kemi për t’i lënë t’i lirë. Kosova ka kapacitete dhe do t’i arrestojë kriminelët e luftës kudo ku janë”.

Ky ishte paralajmërimi i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili kërkoi dhe mbështetje ndërkombëtare për ngritjen e gjykatës për krimet e serbëve gjatë kohës së luftës. Për të ndëshkuar fajtorët e gjenocidit në Kosovë, ai tha se zotëron mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.

“Unë prej se ajo që ka ndodhur në Kongresin Amerikan të ndodhi edhe në vendet diplomatike”, tha Veseli.

Ndërkaq, të enjten Kuvendi i Kosovës do të diskutojë dhe votojë një projektligj përmbledhjen e fakteve që vërtetojnë gjenocidin serb në Kosovë. Gjithashtu ligjvënësit do të votojnë dhe rezolutën për përkrahjen e Gjykatës Ndërkombëtare për krime të Serbisë në Kosovë.

Shkarkoni aplikacionin e A2