Gjermania i rikthehet rritjes, nxitet nga ndërtimi e konsumi

Ekonomia gjermane ka shënuar rritje në tremujorin e parë të këtij viti. Shpenzimet e larta të familjeve dhe industria e ndërtimit ndihmuan ndjeshëm në përmirësimin e ekonomisë të vendit.

Ashtu siç kishin parashikuar më herët edhe analistët, prodhimi i brendshëm bruto në ekonominë më të madhe të Europës u zgjerua me 0,4%, sipas Zyrës  Federale të Statistikave.

Ministri gjerman i Ekonomisë, Peter Altaimer tha se shifrat e rritjes vijnë si një rreze shprese, pas dy tremujorësh të dobët për ekonominë e Gjermanisë.

Sipas tij, mosmarrëveshjet ndërkombëtare të tregtisë janë ende të pazgjidhura dhe vendet duhet të punojnë për të gjetur një zgjidhje për të mundësuar tregtinë e lirë. Ndër të tjera, Altaimer përsëriti thirrjen për të mbështetur kompanitë duke reduktuar burokracitë dhe taksat. 

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN