Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Griezmann vendos, largohet nga Atletico Madrid

Nga A2 CNN
15 Maj 2019, 10:30 | Futboll
Griezmann vendos, largohet nga Atletico Madrid

Antoine Griezmann ka njoftuar se do të largohet në fundin e këtij sezoni nga Atletico Madrid.

Sulmuesi francez, nëpërmjet një video-mesazhi ka bërë të ditur se kërkon një sfidë të re pas 5 vitesh në radhët e Atletico.

28-vjeçari ka mbajtur të veshur fanellën bardhekuqe në më shumë se 250 ndeshje, duke realizuar plot 133 gola që prej vitit 2014.

Verën e kaluar, Griezmann rinovoi për 5 vite, por nuk është më i këtij mendimi pasi këtë të shtunë përballë Levantes do të luajë ndeshjen e fundit.

Menjëherë është hedhur në sulm Barcelona, e cila është gati të paguajw klauzolën prej 120 milionw eurosh të sulmuesit për ta bërë të tyrin sa më parë.

“Faleminderit për 5 vite të mrekullueshme” kanë qenë fjalët e fundit të francezit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë