I siguruan Luftëtarit mbijetesën, largohen pa mirënjohje trajneri Ahmataj, stafi dhe lojtarët

Turpet dhe vendimet e pakuptimta të kampionatit shqiptar të futbollit nuk kanë të sosur, dhe sot i vjen radha ekipit të Luftëtarit.

Trajneri Julian Ahmataj, zv.trajneri Neritan Novi, lojtarët Albano Aleksi dhe Xhekson Ferraira janë tashmë zyrtarisht të larguar nga Luftëtari.

Një vendim i çuditshëm, edhe i pajustifikueshëm duke ditur që pikërisht trajneri i ekipit gjirokastrit kishte siguruar mbijetesën në një kampionat që e shihte pa “yjet” alla Bregu, Abazaj dhe të tjerë me të cilët kishte shkëlqyer vitet e kaluara.

Edhe mënyra nuk duket sikur tregon mirënjohjen minimale. Klubi u ka dorëzuar shkresat, pasi ata u paraqiten normalisht në stërvitje.

Trajneri Ahmataj meritonte për këtë një fund ndryshe nga ai i “kalit” që braktiset pasi ke kaluar “lumin” e vështirësive në Superiore.

Kjo nuk duket një praktikë e paparë në Gjirokastër. Hasan Lika ende  mban mend si u shkarkua sapo i siguroi ekipit përfaqësimin historik në kupat evropiane.

Shkarkoni aplikacionin e A2