Kishin ngritur kamp në park, autoritetet franceze largojnë shqiptarët

Një kamp emigrantësh i përbërë vetëm me shqiptarë është çmontuar këtë të mërkurë në Strasburg, pas urdhrit të dhënë nga Bashkia. Kampi ishte instaluar në një park pranë një stacioni tramvaji. Edhe pse aty fillimisht ishin vetëm pak persona, numri i emigrantëve kishte shkuar në 60, të gjithë shqiptarë, përfshi edhe 15 fëmijë. Sipas mediave lokale franceze, të gjithë personat janë dërguar në një qendër azilkërkuesish në La Meinau.

FOTO: DNA (Franck Delhomme)

Shkarkoni aplikacionin e A2