Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Lacio fiton Kupën e Italisë, “qeshin” Strakosha dhe Tare

Nga A2 CNN
15 Maj 2019, 22:58 | Futboll
Lacio fiton Kupën e Italisë, “qeshin” Strakosha dhe Tare

Lacio e Tares dhe Strakoshës fiton kupën e Italisë në finalen e luajtur në Romë ndaj Atalantës.

Një ndeshje që në parashikimet e saj kishte ekipin e Bergamos si favorit, falë një periudhe forme shumë të mirë që e shef në luftë për një vend në Champions League.

Dhe Lacio vuajti, sidomos në pjesën e parë, kur një shtyllë e holandezit De Roon dhe një rast i pastër të Duvan Zapatës mund të kishin fundosur ekipin e Simone Inzaghi-t.

Në pjesën e dytë, Atalanta ka sërish një rast në minutën e 76’ me një shtyllë të Gomez.

Loja mbahet në ekuilibra deri në minutën e 82-të, kur ylli i Lacios, serbi Milinkovic-Savic shënoi me kokë. Atalanta humb kontrollin e lojës dhe ekipi i kryeqytetit italian shënon sërish në kundërsulm në minutat e fundit me një aksion të bukur të Correa.

Ky është trofeu i shtatë që Lacio fiton në Kupën e Italisë, dhe i pari i fituar si protagonist nga portieri i Kombëtares Strakosha, që në fund të ndeshjes iu desh të ngushëllojë kolegun e tij kuqezi Berat Gjimshiti, titullar me Atalantën.   

A2 CNN Livestream

Dita jonë