Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Mbërrin në atdhe trupi i pajetë i Major Klodian Tanushit, homazhet të enjten në Muzeun Historik Kombëtar

Nga A2 CNN
15 Maj 2019, 13:02 | Aktualitet

Me nderime ushtarake u soll në Rinas trupi i pajetë i majorit Klodian Tanushi. Ai nuk mundi t’u mbijetonte më tepër se 4 ditë plagëve të rënda që mori gjatë shpërthimit të 6 majit në Letoni. Në ceremoninë ushtarake, të organizuar në aeroportin e Rinasit ndodheshin Ministrja e Brendshme, Shefi i Shtabit, prindërit e të ndjerit, bashkëshortja, djali dhe kolegët.

Por ushtarët e NATO-s në Riga, ashtu siç vepruan edhe me rastin e Zarife Hasanajt, organizuan një ceremoni të denjë për kolegun e tyre shqiptar Tanushi, duke e përcjellë me nderime të shumta nga aeroporti i kryeqytetit letonez. Homazhet për majorin do të zhvillohen të enjten te Muzeu Kombëtar dhe më pas do të përcillet në Varrezat e Dëshmorëve.

Ai humbi jetën më 10 maj. Fillimisht mbeti i plagosur rëndë duke çmontuar predha të kalibrit të madh në kampin Adazi, ku së pari ndërroi jetë nëntetare Zarife Hasanaj dhe u plagos efektivi tjetër Julian Kapaj. Në hetimet atje, përveç ushtrisë vendase dhe të NATO-s, merr pjesë policia dhe prokuroria lokale si dhe një grup specialistësh shqiptarë të Ministrisë së Mbrojtjes.

https://youtu.be/5Cs2jNf8q6o

A2 CNN Livestream

Dita jonë