Mercedes “troket” në shtëpinë e vogëlushit me kancer

Lewis Hamilton është një njeri i madh edhe jashtë pistave. Piloti britanik i ka dhuruar “Çmimin e Madh të Spanjës” për ta parë nga pranë, një fëmije 5-vjeçar të diagnostikuar me sëmundjen e kancerit.

Harry Show, përpara garës së fundjavës që lamë pas i dërgoi një mesazh 5 herë kampionit të botës duke i treguar se është idhulli i tij.

“Harry është një inspirim për mua”, ishin fjalët e britanikut pas garës së Spanjës, i cili nuk nguroi të dërgonte trofeun prestigjioz te vogëlushi.

Jo vetëm kaq, sepse stafi i Hamilton mori me vete edhe një vendëshen e tij të Mercedes në mënyrë që Harry dhe familja e tij të preknin një nga automjetet që ka bërë historinë e garave të Formula 1.