Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Mesazhi i Presidentit: Kriza politike po godet ekonominë dhe turizmin

Nga A2 CNN
15 Maj 2019, 13:50 | Politikë
Mesazhi i Presidentit: Kriza politike po godet ekonominë dhe turizmin

Presidenti Ilir Meta deklaroi sot se kriza politike ku ndodhet vendi, po sjell pasoja tepër të rënda edhe në ekonomi.

Njësoj si Kryeministri Rama edhe kreu i shtetit, tha se efektet e para kanë filluar të ndihen në turizëm dhe operatorët e cilësojnë situatën dramatike.

Presidenti tha se edhe kjo është një arsye për reflektim urgjent. Mesazhet Meta i dha nga vendlindja e tij, Skrapari.

“Me urimin për një sezon të mbarë e të suksesshëm turistik, jam i bindur se Skrapari, falë atraksioneve të jashtëzakonshme që ofron, mikpritjen, traditat e kulinarinë e veçantë, shumë shpejt do të jetë një nga destinacionet më të rëndësishme turistike në të gjithë rajonin! Por për fat të keq, kriza politike ku ndodhet vendi, po sjell pasoja tepër të rënda edhe në ekonomi. Efektet e para kanë filluar të ndihen në turizëm dhe operatorët e cilësojnë situatën dramatike. Edhe për këtë arsye ia vlen të reflektohet urgjentisht, përndryshe do të goditet rëndë turizmi dhe gjithë familjet shqiptare që mbështesin mirëqenien e tyre në këtë sektor kyç të ekonomisë tonë”, shkruan Meta në postimin e tij në “Facebook”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë