Negociatat me BE, Hahn: Reforma në drejtësi duhet të shpërblehet

“Reforma në drejtësi duhet të shpërblehet”. i këtij mendimi është Eurokomisioneri Johannes Hahn, vetëm dy javë larg publikimit të raportit pozitiv të Komisionit Europian për Shqipërinë.

Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, zyrtari i lartë i Bashkimit Europian u shpreh: “Jam i përkushtuar që të merret një vendim para verës, sepse ky ishte gjithmonë qëllimi ynë, Reforma në Drejtësi është diçka që duhet të shpërblehet, ndaj mendoj se kjo duhet vlerësuar pozitivisht nga vendet anëtare”.

Për sa i takon raportit të Parlamentit holandez, Hahn kërkoi më shumë punë nga Qeveria shqiptare për të ulur numrin e azilkërkuesve, por shtoi se nuk ka pasur indikacione nga vendet anëtare për të pezulluar vizat për Shqipërinë.

Shkarkoni aplikacionin e A2