Presidenti Ilir Meta reagon për krizën politike: Po godet ekonominë dhe turizmin

“Kriza politike ku ndodhet vendi, po sjell pasoja tepër të rënda edhe për ekonominë”, deklaroi presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Kreu i shtetit tha se efektet e para kanë filluar të ndihen në turizëm dhe operatorët e cilësojnë situatën dramatike. Sipas presidentit kjo është një arsye për reflektim urgjent.

Këto mesazhe, Ilir Meta i dha nga vendlindja e tij, Skrapari.

Nga ana e kreut të shtetit, nuk janë ndalur përpjekjet për uljen në një tryezë të përbashkët të palëve politike, por deri më tani pa rezultat. 

Shkarkoni aplikacionin e A2