Rreziku nga terroristët, SHBA këshillon qytetarët: Mos shkoni në Irak

Departamenti Amerikan i Shtetit paralajmëron qytetarët e saj që të mos udhëtojnë për në Irak.

Gjithashtu ka tërhequr të gjithë personelin jo të domosdoshëm dhe punonjësit e qeverisë amerikane.

Departamenti i Shtetit e arsyeton këtë vendim drastik duke theksuar se në Irak gjenden grupime të shumta terroriste si dhe militantë anti-amerikanë.

Administrata e presidentit Donald Trump paralajmëron se aftësia e Uashingtonit për të garantuar shërbime rutinë dhe emergjente për shtetasit amerikanë në Irak është shumë e kufizuar.