Shehi: Manipulimi i zgjedhjeve ka nisur që tani

Në përfundim të takimit mes aleatëve të Partisë Demokratike me Lulzim Bashën, Dashamir Shehi, kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, tha shumica ka nisur të manipulojë zgjedhjet e 30 qershorit, por opozita nuk do të lejojë që ato të zhvillohen.

“Manipulimi zgjedhor ka filluar që tani. Ne deklarojmë që sot se 36 bashki janë pa kandidatë alternativë. Që tani kanë rënë moralisht zgjedhjet. Këto po mundohen t’i falsifikojnë. Kanë sajuar kandidatë. Zgjedhjet kanë rënë moralisht, por edhe praktikisht edhe me letra. Megjithatë, edhe sikur këto do t’i mbushin letrat ne nuk do të lejojmë që të realizohen zgjedhjet në 30 qershor me të gjithë aksionin e mundshëm opozitar, në 360 gradë. Nga denoncimi i këtyre manipulimeve, që s’ka më nevojë t’i bëjmë ne, sepse po i bëjnë ndërkombëtarët, mediat”, tha Shehi.

“Aksioni do të spostohet në shumicën e rasteve në rrugë. Nuk heqim dorë as nga takimet me ndërkombëtarët, as takimet, por aksi kryesor është protesta e rrugës. Këtë do të vazhdojmë deri sa të mbërrijë zgjidhja finale, pozitive për Shqipërinë. Ky qytet mund të prodhojë protesta përditë, por ne nuk bëjmë protestë për protestë, por sepse po shkelen rregullat e lojës”, shtoi ai.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN