Shkrimi i gjermanes “Bild”. PS: Opozita pagoi para për të “nxirë” Shqipërinë

Kryetarja e Partisë Socialiste të degës Tiranë, Blerina Gjylameti reagoi pas deklaratës së nënkryetarit të LSI, Luan Rama i cili citoi një artikull të gazetës gjermane “Bild” për situatën politike në Shqipëri

Sipas Gjylametit, opozita ka paguar para për të dëmtuar imazhin e Shqipërisë dhe për të goditur ekonominë e turizmin.

“Në Shqipëri, askush nuk beson në vërtetësinë e një artikulli ku dëshmitarë kryesorë janë një ish ministër i opozitës dhe një gazetar i oborrit të saj” theksoi Gjylameti

Deputetja socialiste shtoi se fatkeqësisht shkrime të tilla paguhen prej parave të pista, të ardhura nga vende të huaja, pistë kjo që është nën hetim serioz.