Skënderi, rivali i Veliajt për Tiranën: Sfidë e madhe

Arben Skënderi nga Bindja Demokratike është rivali i vetëm i Erjon Veliajt në zgjedhjet lokale të 30 qershorit për Bashkinë e Tiranës.

Skënderi ishte i ftuar në “Ditarin” e orës 09:00 në A2 CNN, nga ku u shpreh se për të është një sfidë e madhe. Ai thotë se ky shtet e ka vrarë modelin social, jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë Shqipërinë.

“Qytetarët e Tiranës, por edhe të gjithë Shqipërisë janë lodhur me këto sfida të pakapërcyeshme dhe ne po jetojmë në një realitet shumë të tensionuar këto kohë. Tirana sot ka një punë të matshme, pasi kanë kaluar 4 vjet. Ne jemi nisur të garojmë në disa bashki pasi e djathta ka nevojë për zë.

Ajo që ka nevojë Tirana është modeli social me të cilin në qasemi sot, ky model është vrarë jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë Shqipërinë. Ky shtet e ka vrarë modelin social. Qasja e Bindjes Demokratike ka qenë që ti propozojmë njerëzve të ngjashëm të tyre, njerëz të rinj, që vijnë nga biznesi, nga fusha të ndryshëm të jetës, që kanë mundësinë të kontribuuojnë edhe për qytetarët”, shprehet Skënderi.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN