Vasili: Shame on you, një vajzë e thirrur në mes të natës për shkrimet kundër Borchardt

Përmes një statusi në Facebook, nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili denoncoi atë që sipas tij është një skandal.

“Policia e Rajonit Nr.1 thërret tani në mes të natës studenten Ana Azizaj per t’i bërë presion. Arsyeja është se i ka thënë Borchardit “Turp t’i vijë”. Policia që nuk guxon të ndalë horrat, kriminelet dhe të korruptuarit thërret në mes të natës një vajzë të re studente”, akuzon Vasili.

Sipas Vasilit, studentja “ka të drejtën e fjalës, të mendojë ndryshe,  të protestojë”.

Ana Azizaj

Politikani akuzon edhe ndërkombëtarët që heshtin ndërkohë që studentja thirret në komisariat. “Shame on you!”, përfundon Vasili, duke përmendur tekstin e gjendur në korridoret e godinës ku banon shefi i OSBE-së.  

Postimi morri shumë reagime dhe replika, dhe jo pak nga komentuesit dërguan fotografi ku vajza në fjalë del si aktiviste e vetë LSI-së.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN