Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Arrestohet lideri i grupit separatist bask ETA

Nga A2 CNN
16 Maj 2019, 13:22 | Bota

Josu Ternera, një nga liderët më të lartë të ETA-s është arrestuar në Francë. Ai akuzohet nga autoritetet spanjolle për pjesëmarrje në një sulm në vitin 1987 te grupimit separatist bask, në të cilin u vranë 11 persona.

69-vjeçari u arrestua në rajonin e Savojës në një operacion të përbashkët të policisë spanjolle dhe franceze. Organizata ETA, shkrirja e së cilës u njoftua vitin e kaluar nga Ternera, bombardoi një barrikadë të Gardës Civile në Saragoza me 11 dhjetor të 1987. Mes viktimave ishin dhe 6 fëmijë.

Në vitin 2002 Gjykata e Lartë Spanjolle lëshoi një urdhër-arresti ndërkombëtar ndaj Ternerës, i cili u zbatua së fundi.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli