Balla: Berisha dhe Basha urdhëruan dhunën në protestë, zgjedhjet më 30 qershor

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla u shpreh nga foltorja e Kuvendit në seancën e kësaj të enjteje se PS nuk bën marrëveshje në kurriz të Kushtetutës dhe zgjedhjet lokale do të mbahen më 30 qershor.

“Zgjedhjet në 30 qershor janë aq të sigurta sa lind dielli. Zgjedhjet do të jenë edhe një agim i ri edhe për Partinë Demokratike. Nuk do ta lëmë Bashën të marrë peng vendin. PS nuk bën marrëveshje në kurriz të Kushtetutës. Kodi penal e thotë qartë se kush pengon zgjedhjet dënohet nga 5 deri në 7 vite burg”, u shpreh Balla.

Më tej, ai foli edhe për protestën e 11 majit, duke thënë se ishin Basha dhe Berisha, ata që urdhëruan dhunën.

Shkarkoni aplikacionin e A2