Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Bardhi: PD dhe LSI mund të dërgojnë anëtarët në KZAZ, për të dëshmuar paligjshmëritë

Nga A2 CNN
16 Maj 2019, 18:19 | Politikë
Bardhi: PD dhe LSI mund të dërgojnë anëtarët në

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi përmes një deklarate ka sqaruar vendimin e kësaj partie që të propozohen nga degët e partisë anëtarët në KZAZ.

Sipas Bardhit, ky vendim është marrë në kuadër të “manipulimeve të rënda që po kryen në KZAZ, që nis me regjistrim të paligjshëm të kandidatëve për kryetar bashkie”.

Bardhi vijon duke thënë se për këtë arsyeje PD dhe LSI “mund të dërgojnë anëtarët që i takojnë në KZAZ për të provuar ligjërisht që Edi Rama nuk garanton zgjedhje legjitime, edhe kur nuk ka kundërshtarë përballë”. Sekretari i përgjithshëm i PD shton se në ditët në vijim këto manipulime do të faktohen.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani