BE, fushatë e koordinuar kundër “fake news”

Në prag të zgjedhjeve të Parlamentit Europian, Brukseli nisi një fushatë të koordinuar për të luftuar lajmet e rreme.

Blloku parashikon financimin e organizatave që kryejnë kontrolle të shpejta, ngritjen e një njësie kundër dezinformimit nga Rusia, rekrutimin e “Facebook”, “Google”, “Twitter” etj.

Bashkimi Europian shpreson në këtë mënyrë të mbrojë 427 milion personat me të drejtë vote për parlamentin me 751 anëtarë.

“Facebook” hapi atë që e quajti ‘dhoma e luftës kundër lajmeve të rreme’ në muajin prill, por ekspertë të sigurisë mendojnë së mund të jetë shumë vonë për të eliminuar farat e dyshimit, të mbjella nga fushata dashakeqëse që synojnë minimin e një prej zgjedhjeve më të mëdha në botë.

Më herët, komsionerja europiane e drejtësisë paralajmëroi për rrezikun e manipulimit të zgjedhjeve, veçanërisht nga Rusia.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN