Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Diabeti, sëmundja që po prek të rinjtë. Fishat e matjes së sheqerit falas deri në moshën 25 vjeç

Nga A2 CNN
16 Maj 2019, 17:13 | Sociale
Diabeti, sëmundja që po prek të rinjtë. Fishat e matjes

Diabeti cilësohet sëmundja e heshtur, por që po merr përmasa të një pandemie globale. 46% e të sëmurëve në vendin tonë nuk e dinë që kanë diabet, por e kuptojnë nga komplikacionet e tjera që shkakton ai.

Nëse konsiderohej si sëmundja e moshës, sot diabeti po prek të rinjtë dhe fëmijët për shkak të kequshyerjes, obezitetit dhe mungesës së aktivitetit fizik.

Krahas rrezikut për jetën, diabeti ka kosto të larta financiare, ku vetëm për kontrollin e sheqerit në gjak, duhen kryer mesatarisht 4 deri 5 matje në ditë, por për diabetikët deri në moshën 25 vjeç fishat do të jenë falas.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tregon për A2 CNN vendimin për zgjerimin e përfituesve. “Rreth 120 mijë lekë të vjetra në muaj duhet të paguajë një familje për fishat për të bërë matjet e glicemisë për fëmijët e tyre. Në total, në vit kursehen rreth 1.6 mln lekë dhe me këtë mbështetje qeveria garanton edhe ata të cilët vuajnë nga diabeti të kenë një ecuri më të mirë” shprehet ministrja Manastirliu.

Marrja e fishave për kontrollin e sheqerit do të bëhet vetëm në farmacitë e spitaleve.“Një herë në 6 muaj paraqiten, marrin fishat falas sipas kalkulimit që bëhet nëpërmjet mjekut të familjes dhe përfitojnë falas pikërisht fishat për matjen e glicemisë kjo kategori nga mosha 0-25 vjeç” shpjegon ministrja e Shëndetësisë.

Përgjatë një viti, për të sëmurët me diabet nevojiten rreth 870 mijë fisha për matjen e sheqerit në gjak.  Ndërsa pas një dekade parashikohet një rritje e numrit të dibetikëve në gjithë botën.

Mjekët bëjnë apel për zbulimin e hershëm të tij dhe për një jetë të shëndetshme. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë