Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Dosjet e politikanëve peng dhe krimet mafioze pa autor, prioritetet për 2019

Nga A2 CNN
16 Maj 2019, 10:05 | Aktualitet
Dosjet e politikanëve peng dhe krimet mafioze pa autor, prioritetet

Pak ditë më parë, Etilda Gjonaj, si ministre e Drejtësisë i dorëzoi Kryeprokurores Arta Marku listën e prioriteteve në fushën e drejtësisë, në emër të Qeverisë. Korrupsioni do të jetë kryefjala e punës së prokurorisë për vitin 2019.

Në rekomandimet që Këshilli i Ministrave i  dorëzoi Prokurorit të Përgjithshëm, lufta kundër korrupsionit do të jetë prioriteti kryesor. Sot në hetim nga organi i akuzës janë disa zyrtarë dhe politikanë, të kapur në kundërshtim me ligjin dhe si të dyshuar për korrupsion. Por ende asnjë prej tyre, dosjet e të cilëve njihen me shifra, mbahen ende peng i hetimit.

Numri i ulët e çështjeve që shkojnë për gjykim, lidhen me mungesën e hetimit të plotë, pasi shumë prej referimeve që vijnë nga policia dhe nga qytetarët për korrupsion janë të mangëta dhe ndaj tyre nuk provohen dot faktet dhe provat për një akuzë. Këshilli i Ministrave në rekomandimet për vitin 2019 flet edhe për luftën kundër kriminalitetit. Dhe kjo lidhet me krimet e rënda që mbeten ende pa autor.

Nuk ka krim pa autor, çdo krim e ka një autor, por zbulimi është problem i organeve ligj zbatuese. Sot kemi një polici vrapuese, që do të thotë vepron pasi ndodh vepra penale”, thotë avokati Sajmir Visha.

Prioritet i reformës në drejtësi nëpërmjet reformës ligjore antikrim që Qeveria do ndërmarrë do të jenë edhe ndërhyrjet në Kodin Penal.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani