Fanella speciale për fëmijët në “ndeshjen” më të vështirë të jetës

Fanellat e vjetra skuadrave spanjolle të futbollit janë transformuar në veshje spitalore për fëmijët që të përballojnë me sa më shumë optimizëm “ndeshjen” më të vështirë të jetës së tyre.

Fushata, e quajtur “Las Batas Mas Fuertas” – “Veshjet më të forta të spitaleve”, është ndërmarrë nga revista sportive spanjolle “Panenka”. Në vend që të hidhen në kosh, fanellat e sezoneve të kaluara të klubeve spanjolle modifikohen dhe dërgohen në spitalin e fëmijëve “San Rafael” në Madrid.

Nisma synon që t’i bëjë fëmijët të ndihen më të fortë për të përballuar sëmundjen e ndoshta mund të ulë edhe kohën e qëndrimit të shtruar në spital. Sipas një infermiereje të spitalit, projekti është tepër i rëndësishëm për të ndihmuar fëmijët. “Gjendja psikologjike ndikon shumë te zhvillimi i një fëmije dhe ditët që ai do të kalojë në spital”, tha ajo.

Shkarkoni aplikacionin e A2