Fishat e diabetit, falas deri në 25 vjeç

Fishat e diabetit do të shpërndahen falas për të rinjtë deri në 25 vjeç. Ky është vendimi i fundit i marrë nga Qeveria shqiptare, që zgjeron moshën e përfituesve. Në vitin 2018, ishte vendosur që këto fisha, që shërbejnë për matjen e nivelit të sheqerit në gjak, të ishin falas për të gjithë fëmijët e moshës 0-18 vjeç.

Sipas njoftimit të ekzekutivit, nga ky vendim, çdo familjeje që ka fëmijë apo të rinj që vuajnë nga diabeti, i kursehen 1,6 milionë lekë në vit pasi efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi përballohen nga buxheti i miratuar i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Në total nevojiten rreth 868 700 fisha diabetike në një vit për pacientët, që pas vendimin të qeverisë do t’i përfitojnë falas. Në vendim përcaktohet gjithashtu shpërndarja e fishave të bëhet vetëm në farmacitë e spitaleve.

Shkarkoni aplikacionin e A2