Gjendja e burgjeve, Gjonaj: Drejtuesit dalin nga konkurset, jo emërime politike

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj u thirr sot në Parlament, në interpelancë për situatën e burgjeve në vend.

Gjonaj deklaroi se situata në burgjet ka pësuar një ndryshim rrënjësor, duke nisur nga kushtet e sigurisë, e për të përfunduar te drejtuesit e këtyre institucioneve.

Sipas saj, drejtuesit zgjidhen nëpërmjet një konkursi transparent nga Akademia e Sigurisë, duke eliminuar emërimet politike.

“Sistemi i burgjeve, padyshim që ka probleme. Që të gjithë drejtuesit e institucioneve të drejtorisë së përgjithshme të Burgjeve kanë qenë në atë nivel ku kanë dhënë rezultate mjaft të mira sa i përket objektivave që ne kemi dashur të arrijmë. Ju me eksperiencën tuaj është sa e vështirë është çështje e sigurisë në institucionet penitenciare. Sa i përket emërimeve që duhet të bëjnë drejtuesit, për sa kohë ne i kemi dhënë fund emërimeve nga drejtorët, por është bërë me një konkurs nga Akademia e Sigurisë”, tha Gjonaj.