Gjenocidi serb, Kuvendi i Kosovës voton për Gjykatën Ndërkombëtare

Kuvendi i Kosovës po shqyrton në një seancë plenare disa projekt-rezoluta për gjenocidin serb gjatë luftës së vitit 1999.

Mes pikave të rendit të ditës është edhe formimi i Komisionit Shtetëror për krijimin e Gjykatës Ndërkombëtare për krimet serbe ndaj shqiptarëve.

Ndër të tjera, deputetët do të votojnë dhe për caktimin e Ditës së Gjenocidit si dhe për ndërtimin e një muzeu.

Për të faktuar krimet e ushtrisë serbe gjatë kohës së luftës, disa deputetë u paraqitën në sallë me imazhe të ndryshme të shkrepura nga vetë serbët.

“Dua paqe, nuk duam konflikt, dua të ardhme, por askush nuk guxon të na kërcënojë. Drejtësia nuk ka shanse të mos realizohet. Do të ishte e pafalshme që ndërkombëtarët të mos na përkrahin”, tha Vasili.