Gjithçka kundër Dybala, argjentinasi larg Juventusit

Paulo Dybala është një nga emrat e përfolur që mund të largohet nga Juventus me mbarimin e kampionatit.

Përveç faktit që konfirmimi i Allegrit e largon edhe më shumë argjentinasin nga Torino për shkak të raporteve jo të mira, orët e fundit ka qenë vëllai i tij ai që ka zbuluar detaje të rëndësishme që lidhen me të ardhmen.

“Ka shumë mundësi që Paulo të largohet nga Juventus, ka nevojë për ndryshim. Nuk është i lumtur dhe nuk është i vetmi që do të largohet. Jashtë fushave nuk ka asnjë problem me Ronaldon, por brenda tyre po. Nuk mund të dalë mbi të pasi është i ri”, ishin disa nga fjalët e Gustavo Dybala-s, vëllait të yllit argjentinas.

Nuk mbaron me kaq pasi në intervistën për mediat argjentinase, Gustavo zbulon se Paulo Dybala ka preferuar për shumë kohë të luajë në Itali edhe nëse do të largohej nga Juventus, por jo më. Dalja hapur e vëllait të argjentinasit lidhur me gjendjen e futbollistëve të Juventus është një kambanë alarmi për drejtuesit bardhezinj që në merkaton verore mund të përballen me më shumë se çështjen Dybala.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN