Hera e parë, Vatikani me ekip futbolli për femra

Vatikani do të ketë për herë të parë në historinë e tij një skuadër futbolli femrash. Nën drejtimin e trajneres Susan Volpin, skuadra e Vatikanit do të debutojë në një ndeshje miqësore përballë Romës më datë 26 maj.

Përveç kësaj, interesant është fakti se është pikërisht Papa Françesku personi që ka insistuar më së shumti në krijimin e ekipit të futbollit për femra.

Vetëm pak përpara viteve 1990, Vatikani zbriti në fushë edhe në futbollin e meshkujve. Ndeshja e tyre e parë zyrtare u zhvillua jo përballë një shteti tjetër, por përballë një grupi gazetarësh austriakë, ndeshje e fituar në shifrat 3-0.

Në janar të këtij viti, Vatikani krijoi edhe ekipin e atletikës që përbëhet nga roje zvicerane, priftërinj, murgesha, farmacistë dhe një profesor 62 vjeçar që punon në librarinë apostolike të Vatikanit.