Iu refuzua viza amerikane Vasilit? Kryemadhi: Nuk besoj, por nuk vë duart në zjarr. Vasili: Nuk kam aplikuar

Duke folur me Zërin e Amerikës për mbështetjen e saj ndaj vendimit të ambasadës së SHBA për ndalimin e vizave për zyrtarët që dyshohen si të korruptuar, kryetarja e LSI-së i është përgjigjur pyetjes nëse konfirmonte lajmin e refuzimit nga ana e autoriteteve amerikane të vizës për nënkryetarin e saj Petrit Vasili, sipas informacioneve të VOA.

 Kryemadhi u përgjigj që nuk besonte në një mundësi të tillë, edhe pse shtoi se “unë nuk e vë dorën në zjarr, as për fëmijët e mi, as për bashkëshortin”. Por kreu i LSI-së nënvizoi edhe faktin që “zoti Vasili ka qenë një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të zotit Lu për sa i përket reformës në drejtësi”.

Reagon Vasili: I habitur, viza më ka skaduar në shtator, nuk kam aplikuar  

Lidhur me këtë lajm, A2 CNN ka kontaktuar nënkryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasilin, i cili i habitur ka pohuar që ai për herë të fundit ka marrë një vizë të tipit A2, tre mujore, në qershorin e vitit të kaluar, të marrë pjesë në një vizitë në Kongresin amerikan.   

Sipas tij, “viza ka skaduar në shtator dhe që nga ajo datë, nuk kam aplikuar më”.