Kuvendi rrëzon dekretin e Presidentit Meta për Vettingun në Polici

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, u shpreh sot për ligjin e Vettingut në Polici, është harxhuar kohë e tepërt për një temë që nuk ekziston. Sipas ministrit, me ligjin e ri janë bërë vetëm ndryshime kozmetike pa i ndryshuar thelbin.

“Është përmendur në argumentet e Presidentit se me ligjin e ri humbet pavarësia e organeve që do të bëjnë Vettingun në policinë e shtetit. Por kjo gjë nuk është aspak e vërtetë, pasi organi kryesor i cili bën vlerësimin e drejtuesve kryesorë të policisë së shtetit është komisioni i jashtëm, i cili si në të parin dhe në të dytin është i njëjtë. Vettingu, sipas ligjit të vjetër duhet të mbyllet në mars të vitit 2020. Sot, jemi në maj dhe ende nuk ka nisur doja e parë. Por sa kohë do të merrte Vettingu për 14 mijë veta? A mund të mbyllet ky Vetting për disa muaj, kur Vettingu i 100 gjyqtarëve ka marrë vite? Verifikimi i punonjësve të policisë apo i çdo punonjësi tjetër do të jetë një proces që nuk mbaron kurrë. Për këtë, ligjvënësi ka krijuar në fakt një të dedikuar që është SHÇBA-ja, e cila ka detyrë që të realizojë Vettingun për të gjithë policinë e shtetit”, tha Lleshaj.

Pas fjalës së Lleshajt, Kuvendi rrëzoi dekretin e Presidentit Meta për ligjin e Vetting-ut në Polici me 79 vota pro dhe 11 kundër, duke mbetur kështu në fuqi ligji i ndryshuar nga Lleshaj.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN