Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Lepuri më i shtrenjtë në botë

Nga A2 CNN
16 Maj 2019, 16:33 | Lifestyle

Skulptura “Lepuri” e artistit amerikan Jeff Koons, e krijuar në vitin 1986, u shit për 91,1 milion dollarë në Nju Jork. Shtëpia e ankandeve “Christie” tha se kjo është një shifër rekord e paguar për një vepër të një artisti ende në jetë.

Objekti i shndritshëm prej çeliku, 1 metër e gjatë, është një ndër veprat artistike më të vlerësuara të shekullit të 20. Identiteti i blerësit nuk është zbuluar. Skulptura e “Lepurit”, e shitur së fundi, është e dyta e një serie prej 3 veprash të krijuara nga Koons në vitin 1986.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani