Sergio Conceicao përleshet me tifozët, bëri tifo për ekipin kundërshtar

Sergio Conceicao, ish-futbollisti i mirënjohur portugez është aktualisht trajner i Portos. Ky i fundit, në ndeshjen e të rinjve U -19 përballë Benfikës, në kampionatin portugez, nuk bëri tifozllëk për të tijët, por për skuadrën kundërshtare. Kjo për arsyen e thjeshtë se tek Benfika aktivizohet pikërisht i biri. Ndeshja u fitua 2-1 nga Benfica dhe një prej golave u shënua pikërisht nga djali i tij, për rrjedhojë gëzimi i Conceicao, ishte i pashmangshëm.

Momenti nuk u përcoll aspak mirë nga tifozët e Portos që nisën menjëherë ofendimet karshi futbollistit të ri, por edhe trajnerit të skuadrës së tyre. Situata degjeneroi nga dhuna verbale në fizike me Sergio Conceicao që përfundoi në tribunë duke u përleshur me disa nga të pranishmit.

Shkarkoni aplikacionin e A2