Sindrit Guri kthehet te goli në Belgjikë

Sindrit Guri rigjen golin në elitën e futbollit belg. 25-vjeçari u aktivizua si titullar në ndeshjen “play off”, ku Ostende u përball me Sint-Truiden, për një vend në kupat e Europës dhe e justifikoi besimin.

Sulmuesi shqiptar shënoi në fundin e pjesës së parë, duke finalizuar një aksion perfekt të skuadrës. Ky ishte goli i parë i Gurit pas tre muajve, dhe i treti në këtë sezon në Belgjikë, ku më së shumti është aktivizuar si zëvendësues. Fatkeqësisht, rrjeta e kuqeziut nuk i mjaftoi Ostendes të fitonte, me ekipin që tani nuk ka më asnjë shans për të synuar arenën ndërkombëtare.