Skandal në futbollin britanik, familja Bin Laden financoi Sheffield United

Një lajm shokues ka shpërthyer së fundmi në mediat britanike në lidhje me ekipin e futbollit të Sheffield United, i cili ditët e fundit fitoi të drejtën për t’u ngjitur në Premier League, falë renditjes në vendin e dytë në Championship.

Sipas mediave britanike, kohët e fundit, gjatë një procesi gjyqësor për drejtimin e klubit mes bashkëpronarëve Kevin McCabe e Princit Abdullah Bin Mosaad Bin Abdulaziz Al Saud kanë dalë të dhëna se është përfituar një financim nga ana arabe e shoqërisë rreth 3 mln euro që vinin nga familja e Osama Bin Laden, terroristi themelues i Al Kaedës.

Kevin McCabe i shiti 50 për qind të klubit Princit Al Saud për 10 milionë Paund në vitin 2013, marrëveshje e cila u rrëzua 4 vite më parë.

Akuzave nga bashkëpronari i Sheffield United, McCabe, mbrojtësit ligjorë të Princit Al Saud iu janë përgjigjur se ai e dinte shumë mirë se nga e kishin prejardhjen këto para.