UEFA nis hetimin, City rrezikon pjesëmarrjen në Champions League

Zërat për një ndëshkim të mundshëm nga UEFA për Manchetser City-n nuk janë më spekulime. Organet e kontrollit financiar të klubeve nga ana e UEFA-s kanë hapur zyrtarisht një hetim për klubin anglez lidhur me shkeljet e fair-play-it financiar.

Vetë institucioni më i lartë i futbollit europian ka bërë publik këtë hap, që vë Cityzens përballë një parregullsie të mundshme: sponsorizimet fiktive. Që do të thotë se klubi ka rritur milionat në arkat e tyre përtej të ardhurave të deklaruara. Ky mund të kthehet në një problem serioz, pasi Manchester City-t mund t’i hiqet e drejta për të marrë pjesë në Champions League sezonin që vjen. Bëhet fjalë për rreth 150 milionë sterlina të ardhura nga Adu Dhabi në vitin 2012, dhe 57 milionë të tjera një vit më vonë të cilat janë përkthyer si sponsorizime të ligjshme.

Krerët e City-t kanë reaguar menjëherë në një deklaratë zyrtare duke e cilësuar si zhgënjim të madh nga UEFA këtë hetim si dhe premton se klubi është i pastër dhe ka besim tek drejtësia. Kampionët e Anglisë do të dërgojnë çështjen në CAS në rast se vërtetohen shkeljet.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN