1 në 7 persona me hipertension, mjekët: Kufizoni kripën, alkoolin dhe fast food-et

Nëse nuk shmangni dot stresin, duhet të kufizoni ushqimet e fast-food-it, kripën dhe alkoolin. Këta janë armiqtë më të mëdhenj të shëndetit dhe veçanërisht të hipertensionit.

Mjekët kanë konstatuar se 1 në 7 persona në vendin tonë kanë probleme me tensionin arterial.

Nëse 43% e popullsisë së rritur sot vuajnë nga hipertensioni, nga kjo sëmundje nuk kanë shpëtuar as adoleshentët.

Në Ditën Botërore të Hipertensionit u publikuan rezultatet gjatë 4 viteve të kontrollit bazë mjekësor të popullsisë 35 deri 70 vjeç. Nga të dhënat rezultoi se 1 në 4 persona kanë rrezik të preken nga sëmundjet e zemrës dhe 1 në 6 nga diabeti.

Prej katër vitesh në popullsinë 35 deri 70 vjeç kryhet një herë në vit kontrolli bazë mjekësor, i njohur ndryshe si Check-up. Ky është një nga programet dhe konçesionet më të akuzuar veçanërisht nga opozita.

Shkarkoni aplikacionin e A2