Basha në Parlamentin britanik: Shqipëria ndodhet në krizë të rrezikshme

Gjatë vizitës së tij në Londër, Lulzim Basha, është pritur nga Kryetari i Komisionit për Punët e Jashtme në Parlamentin Britanik Tom Tugendhat. Në takim ndodhej edhe lideri i Partisë Republikane, Fatmir Mediu.

PD bën të ditur se në takim u diskutua për gjendjen politike dhe situatën në Shqipëri e rajon, si dhe për krizën e rrezikshme ku ndodhet vendi.

Në këtë takim, lideri i opozitës konfirmoi angazhimin e Partisë Demokratike dhe të gjithë opozitës së bashkuar për një zgjidhje politike të krizës, që do të garantojë zgjedhje te lira dhe të ndershme, duke ndarë politikën nga krimi, duke i zgjidhur duart drejtësisë që të vërë para ligjit politikanët e përfshirë në shitblerje votash me krimin e organizuar si dhe afera të tmerrshme korruptive.

“Reformë e thellë politike për fuqizimin e rolit të qytetarit sipas praktikave më të mira të vendeve demokratike perëndimore është angazhimi ynë”, theksoi zoti Basha.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN