Euro i rikthehet rënies, bie në 123,09 lekë

Monedha europiane është rikthyer në trendin rënës përgjatë kësaj jave, teksa ka humbur rreth 0.3 pikë ndaj lekut.

Sipas Bankës së Shqipërisë, një euro këmbehet aktualisht për 123,09 lekë, përkundrejt mesatares prej 124,6 lekë të fillimvitit.

Euro pritet të zhvlerësohet më tej gjatë javëve dhe muajve në vijim, teksa do të shtohet presioni i turizimit, për shkak të shtimit të të ardhurave në valutë nga vizitorët.

Nga euro e dobët humbasin bizneset eksportuese, ndërsa përfitojnë tregtarët që importojnë mallra, si dhe qeveria që paguan më pak për borxhin e jashtëm.

Shkarkoni aplikacionin e A2