Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Festivali Evropian, Jonida Maliqi "kthen" Shqipërinë në… finale!

Nga A2 CNN
17 Maj 2019, 08:56 | Showbiz
Festivali Evropian, Jonida Maliqi "kthen" Shqipërinë

Objektivin kryesor, Jonida Maliqi e arriti. Këngëtarja shqiptare bindi jurinë dhe votuesit evropian të Eurovision Song Contest, që këtë vit zhvillohet në Tel Aviv.

“Ktheju Tokës”, që në dhjetor të vitit të kaluar fitoi Festivalin e këngës në Shqipëri, nuk vinte si favorite për kalimin në finale, sipas parashikimeve të ekspertëve, por arriti të bind falë një performancë bindëse dhe pa gabime të Maliqit, ndërkohë që problemet me intonacionin kanë qenë të vazhdueshme për shume nga konkurrentët e tjerë.  

Maliqi sipas shortit të hedhur sot do të performojë e dyta, një pozicion i mirë që tradicionalisht tërheq vëmendjen e publikut dhe mund t’ i sigurojë asaj dhe Shqipërisë një vend dinjitoz në klasifikim.

Në finalen e nesërme pritet me padurim nga fansat e festivalit edhe paraqitja në skenë e yllit Madonna, pas disa polemikash që e kishin vënë në dyshim praninë në Izrael.

Vendet e kualifikuara, sipas rendit e performancës në finalen e së shtunës

1. Malta
2. Shqipëria
3. Republika Ceke
4. Gjermania
5. Rusia
6. Danimarka
7. San Marino
8. Maqedonia e Veriut
9. Suedia
10. Sllovenia
11 Qipro
12. Holanda
13. Greqia
14. Izraeli
15. Norvegjia
16. Mbretëria e Bashkuar
17. Islanda
18. Estonia
19. Bjellorusia
20. Azerbajxhani
21. Franca
22. Italia
23. Serbia
24. Zvicra
25. Australia
26. Spanja

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani