Gjuzi: Rama të ulë partitë në tryezë, nuk bëhen zgjedhje vetëm

Deputeti Kujtim Gjuzi, në konferencën e tij të parë nga Kryesia e Kuvendit, I bëri thirrje kryeministrit Edi Rama “që të ftojë në një tryezë bashkëbisedimi kundërshtarët e tij politikë”.

“I them kryeministrit Edi Rama që ju nuk mund të shkoni në zgjedhjet e datës 30 qershor me këtë kod të grabitjes, vjedhjes, manipulimit, intimidimit dhe aq më pak kur keni qenë në shkelje të zgjedhjeve të vitit 2017, duke kërkuar që të ndërhyjë policia për të ndihmuar Partinë Socialiste që të ketë 74 mandate. Nuk ka shans që ne konservatorët të jemi në zgjedhje pasi zgjedhjet po kërkohet që të manipulohen”, deklaroi Gjuzi.

“Në këto kushte, ne i themi Edi Ramës që t’i ulë të gjithë forcat politike në tryezë, pasi nuk mund të bëhen zgjedhje vetëm dhe të kthehemi në monizëm. Unë mendoj që Edi Rama është inteligjent aq sa të marrë vendimmarrje të mëdha”, shtoi Gjuzi.

Shkarkoni aplikacionin e A2