Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Historike në Azi, Tajvani legalizon martesat mes të njëjtës gjini

Nga A2 CNN
17 Maj 2019, 12:39 | Bota

Tajvani është bërë vendi i parë në Azi që legalizon martesat mes të njëjtës gjini. Vendimi erdhi pas aprovimit të një projektligji në Parlament.

 Në 2017, gjykata kushtetuese e ishullit vendosi që çiftet gay kanë të drejtë të martohen ligjërisht. Parlamentit iu dha një afat 2 vjeçar për të aprovuar ndryshimet në kushtetutë.

Ligjvënësit debatuan 3 propozime të ndryshme dhe në fund kaloi projektligji i qeverisë, i cili konsiderohej versioni më i mirë.

Pjestarë të komunitetit LGBT përloten për vendimin

Qindra mbështetës dhe aktivistë të komunitetit LGBT u mblodhën jashtë parlamentit dhe festuan në shi vendimin e parlamentit. Mes tyre pati dhe nga ata që u përlotën. Ndërkohë, kundërshtarët konservatorë u shprehën shumë të zemëruar me votimin.

A2 CNN Livestream

Dita jonë