Kreu i republikanëve në Francë: S’duam një shtet të korruptuar si Shqipëria

Kryetari i Partisë Republikane në Francë, Laurent Wauquiez kundërshtoi me forcë idenë e zgjerimit të Bashkimit Evropian.

“Emmanuel Macron është për zgjerimin e Evropës, ne jemi kundër”, tha kreu i republikanëve për France Info. Ai ndaloi veçanërisht tek Shqipëria duke thënë se është një vend i mbytur nga korrupsioni dhe për këtë arsye nuk e meriton anëtarësimin. 

“Presidenti i Republikës propozon hyrjen e Shqipërisë në BE. Mendoj se është një gabim i madh. Është një shtet i mbytur nga korrupsioni. Bisedimet me Shqipërinë do të hapen në Qershor, ne do të kundërshtojmë dhe do vendosim veton ndaj Shqipërisë”.tha Laurent Wauquiez, kryetar i Partisë Republikane.

Sipas opozitarit francez, zgjerimi ka rezultuar një gabim i madh. 

“Unë mendoj se zgjerimi ka qenë një nga faktorët kryesorë në dobësimin e Bashkimit Evropian dhe ne duhet të mësojmë prej këtij gabimi” përfundoi republikani Wauquiez.

Shkarkoni aplikacionin e A2